Vangelovski: Gjyqtarët nuk ju nënshtrohen presioneve të jashtme

Maqedonia

Vangelovski: Gjyqtarët nuk ju nënshtrohen presioneve të jashtme

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:21

Pasi që dje, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i dërgoi një letër Gjykatës Lartë, e cila paralajmëron se gjyqtarët e lartë nuk duhet të marrin pjesë në seancën e përgjithshme në të cilën diskutohet se cili ligj për gjykatësit duhet të zbatohet për shkarkimin e tyre të mundshëm, reagojnë nga Gjykata e Lartë.

“Lidhur me njoftimin e publikuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit më 10 korrik 2019, ne informojmë publikun se Gjykata Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut vepron në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjet, marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, si dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Gjyqtarët e Gjykatës së artë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Kushtetutën, janë të lira dhe të pavarur në vendimmarrjen e tyre dhe gjatë kryerjes së detyrave brenda kompetencave të tyre, vlerësohen paraprakisht nëse ka pengesa ligjore për të vepruar në një rast të veçantë. Duke vepruar kështu, gjyqtarët udhëhiqen nga bazat e parashikuara ligjërisht pa përjashtim, duke përfshirë edhe testin subjektiv, gjegjësisht nëse gjyqtari konsideron se ka rrethana që shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tij”.

Në reagimin e Gjykatës së Lartë gjithashtu thuhet se deri praktikën e tanishme, gjyqtarët që merren me raste specifike gjithmonë janë përjashtuar nga procedurat në të cilat ka pasur arsye për përjashtim, duke përfshirë procedurat për rastet që janë vendosur në seancën e përgjithshëm, pa i nënshtruar ndaj ndonjë presioni të jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat