Dimitrov shpreh ngushëllime për viktimat nga moti i lig në Greqi

Maqedonia

Dimitrov shpreh ngushëllime për viktimat nga moti i lig në Greqi

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 10:42
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, shprehu ngushëllim për personat që pësuan nga moti i lig në Halkidiki, në të cilin jetën e humbën shtatë persona ndërsa mbi 100 u lënduan.

Në ngushëllimin e shprehur në Twitter, Dimitrov thotë se është i tmerruar nga moti i lig në rajonin e Halkidikit në Greqi që rezultoi me humbjen e jetëve, të lënduar dhe dëm të konsiderueshëm material.

“Shpreh ngushëllimin më të thellë për familjet dhe më të afërmit. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për gjithçka është e nevojshme”, thekson shefi i diplomacisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat