Aksident në Ohër, humb jetën një person nga Shkupi

Maqedonia

Aksident në Ohër, humb jetën një person nga Shkupi

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 11:21
Foto Ilustrim

Dje rreth orës 15:00 në rrethinën e Ohrit ka ndodhur një aksident në komunikacion, në të cilën ka humbur jetën një 55-vjeçar nga Shkupi.

“Më 11.07.2019 rreth orës 15:00 në magjistralen Ohri-Shkup, në mes fshatrave Botun dhe Klimenshtani, ka ndodhur një aksident në mes veturave “Citroen Sakso” me targa të Shkupit, e drejtuar nga P.S. (55) dhe automjetit “Ford Transit” me targa të Shkupit e drejtuar nga D.P. (27) nga Ohri.

Në aksident nga lëndimet e mara në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë P.S. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Në vendin e ngjarjes kanë kryer hetim ekipet e SPB Ohër”, deklarojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat