Në afërsi të Ohrit, shkupjani humb jetën gjatë një aksidenti!

Maqedonia

Në afërsi të Ohrit, shkupjani humb jetën gjatë një aksidenti!

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë gjegjësisht mes Botunit dhe Klimeshtanit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete transportuese  me targa të Shkupit “Citroen Sakso” drejtuar nga 55 vjeçari P.S nga Shkupi dhe automjet tjetër transportues drejtuar nga 27 vjeçari me inicialet D.P nga Ohëri. 

Nga lëndimet e marra 55 vjeçari me inicialet P.S ka ndërruar jetë në vend ngjarje dhe me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat