Fondi për Inovacione nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ASHAM

Maqedonia

Fondi për Inovacione nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ASHAM

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:09
Pamje nga takimi

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe ASHAM nënshkruan memorandum bashkëpunimi që do të përfshijë fillimin e projekteve dhe studimeve të përbashkëta në fushën e sipërmarrjes, inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“ASHAM do të angazhohet aktivisht në përgatitjen e programit strategjik për inkurajimin e të menduarit kreativ, inovacioni dhe sipërmarrjes midis të rinjve, të quajtur si “Fondi për mendje të reja” të FIZHT-së, por do të thellojë bashkëpunimin në hartimin e instrumenteve financiare për inkurajimin e aktiviteteve kërkimore të shoqërisë akademike”, tha kryetari i Akademisë, Taki Fiti

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është nxitja e konkurrencës duke hulumtuar instrumentet e mundshme për krijimin e politikave inovative, si dhe politikat që lidhen me arsimin dhe mbështetjen e lëvizshmërisë midis akademisë dhe industrisë, duke përfshirë mobilitetin ndërkombëtar të nxënësve, studentëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë akademike.

Të dyja institucionet përmes bashkëpunimit dypalësh do të kenë projekte të përbashkëta për financimin e aktiviteteve kërkimore të ndërsjella në frontin e institucioneve shtetërore vendase, sektorin privat, duke përfshirë ndihmën e ndërsjellë në përgatitjen e dokumentacionit të projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat