Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje financiare për 17 projekte

Maqedonia

Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje financiare për 17 projekte

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:04
Pamje nga takimi

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski së bashku me ministren e Zhvillimit Rajonal dhe Zhvillimit Urban të Bullgarisë, Petja Avramova, në Sofje nënshkruan marrëveshje financiare për 17 projekte të reja nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Vlera e përgjithshme e projekteve është shtatë milionë euro, nga të cilat 85 përqind janë siguruar nga instrumenti IPA i Bashkimit Evropian, ndërsa 15 përqind nga buxhetit i shtetit nëpërmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

“Projektet zbatohen në tri fusha. Tre projekte janë në fushën e konkurrencës, tetë për zhvillimin e turizmit dhe gjashtë projekte për mbrojtjen e mjedisit. Projektet do të zbatohen me partnerë nga të dyja anët e kufirit dhe vlera e tyre është nga 120 mijë deri në 590 mijë euro për projekt”, njoftojnë nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Ministri Milevski uroi fituesit e projekteve dhe uroi atyre zbatim të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat