Opozita kërkon dorëheqjen e Spasovskit - Bota Sot
Opozita kërkon dorëheqjen e Spasovskit

Maqedonia

Opozita kërkon dorëheqjen e Spasovskit

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:05
Oliver Spasovski

Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM, në një konferencë për shtyp, tha se që kur Oliver Spasovski është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë ndodhur dhjetëra vjedhje të rënd dhe disa thyerje të bankave, ndërsa asnjë rast nuk është zbardh.

Gjorgjievski nënvizoi se kriminelët janë të lirë të kryejnë krime të ashpra gjatë ditës, dhe asnjëri prej tyre nuk është përgjegjës për këtë.

“Për më pak se dy muaj vetëm nga “Tutunska banka” në mënyrën më brutale, u vjedhën 250.000 euro, ndërsa grupi u la të lirë të zgjedhë se ku do të godasë herën tjetër, sepse Spasovski nuk merr asgjë kundër tyre. Imagjinoni, ka ende një grup të lirshëm që vjedh me kallashnikov në mes të ditës dhe ministrin nuk e shqetëson asgjë. MPB nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Askush nuk e di se ku ka ikur xhipi me targat COL me të cilën ikën grabitësit ose që i ndihmuan. Askush nuk e di nëse paratë kanë dalë nga shteti ose janë lëshuar në qarkullim në territorin e Republikës së Maqedonisë”, tha Gjorgjievski.

Nga opozita gjithashtu akuzojnë pushtetin edhe për rastit e disa ditëve më parë ku në qendër të Prilepit në një kafene u hodh bombë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...