Pritet rritje e prodhimit të grurit në Maqedoni

Maqedonia

Pritet rritje e prodhimit të grurit në Maqedoni

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:31
Ilustrim

Sipas të dhënave të para nga njësitë rajonale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, korrja e drithërave është në ritëm të plotë. Në vitin 2019 elbi është mbjellë në rreth 60.000 hektarë. Deri dje janë korrur rreth 80 për qind të sipërfaqeve, me çka janë realizuar të rendimente mesatare prej rreth 3.3 ton për hektar. Gruri është mbjellë në rreth 70.500 hektarë.

Të korrat e grurit janë në ritëm të plotë dhe deri dje janë korrur rreth 30 për qind të sipërfaqeve të mbjella me rendimente mesatare të realizuara prej rreth 3,5 ton për hektar varësisht nga rajoni. Sipas vlerësimeve të para, këtë vit prodhimi i grurit pritet të lëviz prej 240.00 deri 250.000 ton ose të jetë për rreth 4 për qind më e madhe se prodhueshmëria e vitit 2017.

Disa nga mullit tashmë kanë filluar me blerje. Sipas të dhënave të Inspektoratit shtetëror të bujqësisë, në momentin çmimi i blerjes lëviz prej 9 deri 10 denarë për kilogram varësisht prej asaj a është gruri i klasit të parë, të dytë ose të tretë, dhe çmimi pritet të rritet duke pasur parasysh se është fillimi i korrjes së grurit. Inspektorët nga ISHB janë vazhdimisht në terren për ta kontrolluar blerjen dhe nëse secila kompani që blen i ka me kohë të cekura çmimet.

Para fillimit të korrjes në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, janë mbajtur mbledhje të grupit punues të nënsektorit për drithëra në të cilën marrin pjesë përfaqësues të odave ekonomike, shoqërive bujqësore dhe nga sektorët e MBPEU. Agjencia për rezerva të mallrave javën e kaluar e publikoi shpalljen publike për furnizim të 7.165 tonë të grurit merkantil për ripërtrirje të nevojave të mallrave rezervë, që në këtë periudhë do të ndikojë në mënyrë pozitive në tregun e grurit në pjesën e rritjes së çmimit së blerjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat