Në mes të sezonit ndalohet notimi në një pjesë të Liqenit të Ohrit

Maqedonia

Në mes të sezonit ndalohet notimi në një pjesë të Liqenit të Ohrit

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:37
Liqeni i Ohrit

Në mes të sezonit të verës, ndalohet notimi në Liqenin e Ohrit. Turistët nuk mund të notojnë në plazhet që shtrihen nga Kalaja e Samoilit drejt kampeve “Partizan” dhe “Mladost” për shkak të ujërave të zeza nga sistemi i kolektorëve.

Kryetari i Komunës së Ohrit Konstantin Georgeski e konfirmoi këtë informacion për “Kanal5”, duke theksuar se komuna e paraqiti ndalimin me urdhër të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Ai tha se problemi ka gjasa të jetë në rrjetin e papërshtatshëm të kanalizimit përgjatë lumit Grashnica, dhe jo mos funksionimin e kolektorëve.

Nga Qendra e Ohrit për Shëndetin Publik konfirmojnë se analizat e mostrave të ujit nga ai rajon treguan se uji është i ndotur. Plazhet e tjera janë të sigurta për larje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat