LSDM: Mickoski është vetëm zëri i kryetarit të vërtet Nikolla Gruevski

Maqedonia

LSDM: Mickoski është vetëm zëri i kryetarit të vërtet Nikolla Gruevski

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:30
ilustrim

“Asgjë e re nga pioni antiperëndimor Hristian Hidro Mickoski. Njeriu nuk ka as qëndrim, as ide, asnjë program, asgjë të madhe. Hristijan Mickoski është vetëm zëri i presidentit të vërtetë të OBRM-PDUKM-së i cili udhëheq me partinë nga Budapesti, Nikolla Gruevski”, reagojnë nga LSDM ndaj intervistë së Mickoskit në “Alsat”.

“Mickoski konfirmoi frustrimet e tij, ai nuk mund të pajtohet me faktin se atdheu ynë ia arriti me Zoran Zaev! Në vetëm 2 vjet, pas 11 vitesh shanseve të humbura për gjenerata të tëra, tani, me Zoran Zaev, arrijmë interesat më të larta strategjike dhe kombëtare: anëtarësimin në NATO dhe BE! Në vend të mbrojtjes së vazhdueshme të krimit, Mickoski duhet të përgëzoj progresin e vendit sepse është një sukses për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Mickoski e di se nuk ka mbështetje nga qytetarët, sepse LSDM-ja është çdo ditë në mesin e qytetarëve, OBRM-PDUKM përveç kështjellës së bardhë nuk janë askund tjetër. Publiku e di, Mickoski edhe këtë vit paralajmëroi protesta dhe në fund përfundoi me një përfundim të pafat me Janko Baçevin dhe një kompani, i vetmuar dhe pa mbështetjen e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat