Pozita dhe opozita pa marrëveshje për takim liderësh

Maqedonia

Pozita dhe opozita pa marrëveshje për takim liderësh

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 10:03
Zev dhe Mickoski

Qeveria dhe opozita nuk kanë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike, regjistrimin dhe Kodin Zgjedhor. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev shprehu shpresën se së shpejti do të dakordohet një takim, ndërsa lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se nuk ka atmosferë në vend për dialog politik midis pozitës dhe opozitës.

Deri më tani, nuk ka asnjë marrëveshje për një takim me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për tre temat, Prokurorin Speciale Publike, regjistrimin dhe Kodin Zgjedhor, tha të premten Kryeministri Zoran Zaev, duke theksuar se kabinetet e tyre janë në kontakt dhe pret që së shpejti të dakordohet një takim.

“Opozita ose pjesëmarrësit e tjerë nëse kanë tema të tjera unë jam në dispozicion për të folur, por këto janë tema shumë serioze për të cilat së shpejti duhet të ulemi dhe të flasim”, tha Zaev duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në lokalitetin arkeologjike Stobi.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës së OBRM-PDUKM-së, në intervistë për “Alsat”, tha se ajo që po ndodh në vend duhet të përfundojë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat