VMRO-DPMNE: LSDM publikisht miraton ndërtimet ilegale

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM publikisht miraton ndërtimet ilegale

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:01
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj ndërtimeve pa leje të bërë në rajonin e Matkës dhe qytetin e Ohrit.

“A do ta shohim Petre Shilegovin duke prerë një shiritin e hapjes së platformave ilegale në Matkë?

Në Republikën e humbur të Maqedonisë, të udhëhequr nga Zoran Zaev, nuk do të jeni të befasuar nëse kjo do të ndodhë.

Zoran Zaev, autoritetet qendrore dhe lokale kanë njoftuar me muaj se do të luftojnë ndërtimet e paligjshme dhe do t’i heqin ato. Por ne ishim dëshmitarë kur kryetari i komunës së shumicës qeverisëse solemnisht hapi ndërtimin ilegal në qendër të Ohrit, në pronësi të këshilltarit në Komunë së Ohrit, Nefi Useini”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se në një situatë kaq absurde, i vetmi përfundim është se LSDM miraton publikisht shfaqjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë shtetin, sepse pas tyre janë interesat politike dhe të biznesit të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat