Maqedoni, arrestohen 20 shtetas të huaj të cilët kanë punuar ilegalisht

Maqedonia

Maqedoni, arrestohen 20 shtetas të huaj të cilët kanë punuar ilegalisht

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:36
MPB

olicia nga qendra rajonale për punë kufitare dhe SPB Shkup kanë arrestuar 20 shtetas të huaj të cilët kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe në Shkup në mënyrë joligjore dhe si të paralajmëruar kanë kryer punë në ndërtimin e objekteve.

Nga MPB theksojnë se në rrethinën e qendrës së qytetit, në ndërtimin e objektit të lokalizuar në mes rrugës “J.Mijallkov” dhe rrugës “M.H.Jasmin” janë zbuluar 11 shtetas të Kosovës, nga katër shtetas të Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe një shtetas nga Irani, të cilët ilegalisht kanë punuar në objekt.

Personat, shtetas të huaj janë arrestuar dhe dërguar në stacionet policore Qendër dhe Kisella Voda për procedurë të mëtejshme.

Në konsultim me prokurorin publik, janë ndërmarr aktivitete të mëtejshme për të përcaktuar përgjegjësinë e personave juridikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat