Stoilkovski: Takim liderësh vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

Stoilkovski: Takim liderësh vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:59
Naum Stolikovski

Është ende e paqartë nëse do të ketë takim liderësh dhe cilat tema duhet të hapen nga liderët e partive.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ende nuk ka ftesë nga qeveria për një takim liderësh, por se tema e vetme duhet të jetë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.

“Qeveria dhe kryeministri Zaev të tregojnë pjekuri, të ulen dhe të flasin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi burimi i të gjitha problemeve gjendet në Ilindeni numër 2”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stolikovski.

LSDM thotë se interesi strategjik i shtetit është miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike.

“Ende nuk ka dakordim për takim liderësh. Por ne i bëjmë thirrje OBRM-PDUKM-së të mos pengojë proceset që janë me interes për shtetin dhe të ndihmojnë në miratimin e ligjeve që janë në interes të integrimit euroatlantik të vendit, në veçanti Ligjin për Prokurorinë Publike në të cilën zgjidhet edhe PSP”, tha Kostandin Acevski nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat