VMRO: Pse vrasësi i Neshkovskit nuk e vuan dënimin në burgun e Idrizovës?

Maqedonia

VMRO: Pse vrasësi i Neshkovskit nuk e vuan dënimin në burgun e Idrizovës?

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 20:17
Ilustrim

Zoran Zaev duhet të përgjigjet penalisht për nxitje. Me incizimin e publikuar integral shihet se manipuluesi i dëshmuar dhe gënjeshtari Zaev me vetëdije dhe në mënyrë të qëllimshme ka dhënë një incizim të shkurtuar dhe të montuar me qëllim që t’i habisë qytetarët e Republikës së Maqedonisë lidhur me vrasjen e Martin Neshkovskit.

Për shkak të mashtrimit dhe manipulimit të tij 40 nëpunës policorë u lënduan në mënyrë serioze, dhjetëra morën padi penale, ndërsa u shkaktua edhe dëm i madh material në protestat e dhunshme të cilat pasuan pas gënjeshtrave të Zaevit.

Është koha që prokuroria të fillojë të përzihet në punën e saj dhe të ngritë procedurë kundër Zaevit për stimulimin e veprës penale.

LSDM duhet të përgjigjet se ku është tani vrasësi i Martin Neshkovskit, Igor Spasov dhe nëse për shkak të afërsisë së tij me Zaevin dhe përshëndetjen e përzemërt në burg i njëjti nuk e ka vuajtur dënimin në burgun e Idrizovës.
Me respekt,
Qendra për Komunikime e VMRO-DMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat