Maqedonia e Veriut do të parandalojë zjarret me fushatë ndërgjegjësimi

Maqedonia

Maqedonia e Veriut do të parandalojë zjarret me fushatë ndërgjegjësimi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:02
Zjarre

Në Maqedoninë e Veriut në të kaluarën ka pasur zjarre të mëdha në disa lokalitete malore dhe kjo ka bërë që këtë vit që të ketë parapërgatitje dhe ndërgjegjësim të qytetarëve që të ruajnë natyrën dhe mos ndezin zjarre.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga sot (15 korrik) e deri më 15 gusht të 2019 do të fillojë fillojë fushatën për parandalim të zjarreve për të mbrojtur natyrën dhe qytetarët që janë në afërsi të vendeve malore.

Fushata përfshin edukim të banorëve të vendeve malore dhe njerëzve që frekuentojnë malet dhe vendet malore.

Fushata përfshin shpërndarje të doracakëve me njoftime rreth zjarreve dhe dëmet që vijnë nga zjarret dhe në rrugët malore do të ngjiten afishe informative për sjelljet parandaluese në mal.

Kjo fushatë do të shtrihet në gjithë qytetet dhe do të përfshihen 35 njësi të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat