Kekenovski: Mickoski e ka tejkaluar Gruevskin

Maqedonia

Kekenovski: Mickoski e ka tejkaluar Gruevskin

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:42
Jove Kekenovski

Profesori universitar, Jove Kekenovski ka kritikuar qëndrimin e Hristian Mickoskit i cili gjatë fundjavës tha se “do të negocionte edhe një marrëveshje tjetër, nëse e merr mbi 80 mandate në zgjedhjet e ardhshme”.

“Gruevski kërkonte 61 deputetë për të mos u kushtëzuar nga BDI-ja. Edhe pse i fitonte mbi 61 mandate, ai vazhdonte të bënte gabime. Pasardhësi i tij, Mickoski tash kërkon 80 deputetë për të kthyer emrin e shtetit?! I njejti Mickoski nuk kishte guxim të thirrte protesta qytetare për të ndaluar ndryshimin e emrin. I njejti mendon se populli “pi” naftë”. Ky është më i dobët se paraardhësi i tij” thotë Kekenovski.

Kekenovski është profesor që në të kaluarën ka kërkuar reformim të OBRM-PDUKM-së atëherë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat