Dhjetë persona përfundojnë në spital në Strugë, shkak ushqimi në dasmë - Bota Sot
Dhjetë persona përfundojnë në spital në Strugë, shkak ushqimi në dasmë

Maqedonia

Dhjetë persona përfundojnë në spital në Strugë, shkak ushqimi në dasmë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:48
Ilustrim

Dhjetëra mysafirëve, të cilët kishin qenë të pranishëm mbrëmë në një dasmë në strugë, janë helmuar nga ushqimi dhe kanë përfunduar në spital. Jozyrtarisht helmimi ka ndodhur pasi është prerë torta, mirëpo ende nuk është vërtetuar pasi pritet të del raporti i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.

Mysafirët mbrëmë ishin pranuar në spitalin e Strugës me simptome të diarresë dhe të vjellura. Pas kontrollit mjekësor të pacientëve është vërtetuar se kanë marrë helmim dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak.

Autoritetet e Qendrës për shëndet publik kanë njoftuar se do të merren me zbardhjen e plotë të rastit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...