Çavushoglu për vizitë zyrtare në Shkup - Bota Sot
Çavushoglu për vizitë zyrtare në Shkup

Maqedonia

Çavushoglu për vizitë zyrtare në Shkup

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:30
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ turke, Çaushogllu në Shkup do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues të tjerë zyrtarë.

Gjatë takimeve do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale, për mundësitë për përforcim të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe për çështje rajonale.

Vizita e Çaushogllut pason pas ratifikimit të javës së kaluar të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Parlamentin turk, me çka Turqia u bë vendi i 20-t i cili i dha dritë të gjelbër inkuadrimit të vendit në Aleancë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...