LSDM-ja kërkon fokus të reformave dhe integrimeve euroatlantike, VMRO-DPMNE-ja dëshiron zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

LSDM-ja kërkon fokus të reformave dhe integrimeve euroatlantike, VMRO-DPMNE-ja dëshiron zgjedhje të parakohshme

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:51
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM) dhe LSDM

Ende nuk është e qartë nëse propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për takimin e liderëve për të paktën tre tema – ligji për prokurori, regjistrimi dhe ndryshimet e kodit zgjedhor do të pranohet nga ana e OBRM-PDUKM-së opozitare, e cila megjithatë kërkon takim të liderëve, por për organizim të zgjedhjeve të parakohhshme. Gjatë fundjavës së kaluar ka pasur disa deklarata në këtë temë, por prej tyre nuk mund të merret informacion nëse dhe kur do të ketë një takim të tillë.

LSDM-ja qeveritare insiston në fokus të reformave dhe integrimit të vendit në NATO dhe BE, veçanërisht para vendimit të tetorit për datën për negociata, nëse OBRM-PDUKM-ja opozitare kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend të negociatave për tre temat të cilat i përmendi kryeministri Zaev.

OBRM-PDUKM-ia informon se ende nuk ka ftesë për takim të liderëve, ndërsa zëdhënësi i partisë Naum Stoilovski në konferencë për shtyp tha se pushtetit dhe kryeministri Zaev duhet të tregojnë pjekuri, që të ulet dhe të bisedohet për organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme, sepse, siç tha “burimi i të gjitha problemeve gjendet në Ilinden nr.2”, transmeton Koha.mk.

Lideri i partisë, Hristijan Mickoski paraprakisht në një intervistë për Alsat M, tha se kjo që po ndodh në shtet duhet të përfundojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Apeloj për për një arsye, të ulet dhe të thirren të gjitha grupet e deputetëve dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qytetarët nuk do të vendosin nëse këto politika të politikanëve do ta marrin mbështetjen ose do të vijë një gjeneratë e re e politikanëve”, ka thënë Mickoski.

Nga LSDM-ja dje përsëritën se interes strategjik i shtetit është që të sillet Ligj për prokurori publike.

Kryeministri Zoran Zaev të premten ka thënë se pushtet dhen opozita duhet të ulen dhe të bisedojnë të paktën në tre tema – ligjin për prokurori, regjistrimin dhe ndryshimet në kodin zgjedhor.

Mickoski për atë nëse është e mundur marrëveshje për Ligjin për prokurorinë publike, në intervistën e njëjtë tha se nuk ka ambient në shtet që të funksionojë dialogu politik midis pozitës dhe opozitës.

Zaev dhe Mickoski për herë të fundit në takim të liderëve janë takuar në muajin mars para zgjedhjeve për president. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat