Ulja e prodhimit sjell deri tek rritja e çmimeve të perimeve

Maqedonia

Ulja e prodhimit sjell deri tek rritja e çmimeve të perimeve

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:55
Perime

Ulja e prodhimit të perimeve në rajonin e Strumicës ka sjellë në rritjen e çmimeve për disa lloje të perimeve. Nga 25 denarë tani një kilogram domatje shitet 40 denarë, një kilogram lakër shitet për 3 denarë më shumë kurse trangujt shiten për 20 denarë më shtrenjtë për një kilogram.

Për çmimet më të larta të perimeve janë ankuar qytetarët por më të lumtur janë tregtarët që kanë thënë se ky çmim i arsyeton harxhimet e tyre dhe shpresojnë se ky trend do të vazhdojë pasi ndryshe ata nuk do të mund as t’i mbulojnë harxhimet, njofton AIM.

Shoqata bujqësore në këtë rajon gjithashtu përshëndesin trendin e ri me çmime të arsyeshme duke thënë se kështu mbrohet mundi i punëtorëve të kësaj kulture. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat