Gjykata Penale refuzon kërkesën, Koçan duhet të paraqitet në burg - Bota Sot
Gjykata Penale refuzon kërkesën, Koçan duhet të paraqitet në burg

Maqedonia

Gjykata Penale refuzon kërkesën, Koçan duhet të paraqitet në burg

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:41
Sead Koçan

Këshilli Gjyqësor ka vërtetuar vendimin e gjykatëses të Gjykatës Penale që të refuzohet kërkesa e Sead Koçanit për të shtyrë vendimin për vuajtjen e dënimit me burg. Ky vendim është sjell më 12 korrik, pasi gjykatësja këtë vendim e vërtetuar më 5 korrik.

Sead Koçan do të duhet të lajmërohet më 17 korrik për vuajtjen e dënimit me burg prej 4 vjet e 8 muaj pasi gjykata e Apelit në mars të këtij viti i ka zvogëluar dënimin e shkallës së parë nga 6 vjet, I cili fillimisht ishte dënuar nën akuzën për keqpërdorim të furnizimit publik në korrik të vitit 2018.

Gjykata ende nuk ka vendosur pas kërkesës së dytë e cila në ndërkohë është dorëzuar nga Sead Koçan për shkak të gjendjes shëndetësore të tij. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohet dokumentacioni që ai ka dorëzuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...