Vuçiq për bisedat e Zaevit me komikët rusë: Ai nuk di asgjë për negociatat Prishtinë-Beograd

Maqedonia

Vuçiq për bisedat e Zaevit me komikët rusë: Ai nuk di asgjë për negociatat Prishtinë-Beograd

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:21
Zoran Zaev dhe Vuçiq

“Bisedat e publikuara të kryeministrit Zoran Zaev me komikët rusë të njohur si Vovan dhe Leksus, tregojnë se ai nuk di asgjë dhe nuk ka biseduar me dikë që di për çështjen në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Këtë e ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Pink. Vuçiq theksoi se Zaevi i ka kërkuar falje pasi në mediume u publikua biseda e tij me Poroshenkon dhe Stoltenbergun e rrejshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ai më ka kërkuar falje, më ka dërguar mesazh, nuk është paraqitur, mund edhe ta bëjë unë nuk e di. Më ka shkruar “më fal nëse ka diçka”, ndërsa unë i thash “përshëndetje shok”, çfarë t’i them tjetër. Nuk do t’i shpjegoj nëse jam njeri i Rusisë, ose jo. Unë krenohem me atë që jam serb dhe luftoj vetëm për Serbinë”, ka thënë Vuçiq në lidhje me deklaratat e Zaevit.

“Nëse neve na ofrojnë atë çfarë ai thotë, unë me të dy duart do ta pranoja. Jemi larg asaj, ne serbët ëndërrojmë shumë të marrim dhe të kemi, nga ajo që kemi në të vërtetë. Dhe kjo tregon se ai nuk ka biseduar me dikë që seriozisht di për bisedimet dhe negociatat”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në bisedën telefonike me komikët rusë ka folur edhe për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa mes tjerash thotë se Vuçiq punon për interesat e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat