Zaev kërkon takim liderësh, VMRO vendos kushte

Maqedonia

Zaev kërkon takim liderësh, VMRO vendos kushte

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:34
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për takim liderësh këtë të premte në Klubin e Deputetëve. Ftesa i është bërë liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela.Në takimin e liderëve Zaev propozon që të bisedohet për Kodin e ri zgjedhor dhe modelin zgjedhor, për Ligjin për PSP në dhe dhe regjistrimin e popullsisë. Zaev nuk e përjashton  mundësinë që të bisedohet edhe për tema të tjera, si për zgjedhjet e parakohshme për të cilat insiston VMRO DPMNE, por qëndrimi parimor i kryeministrit është që zgjedhje të parakohshme të mos ketë deri në 2020 kur janë zgjedhjet e rregullta, pasi thotë se do të pengohen proceset e rëndësishme ekonomike.

Zoran Zaev, kryeministër

“Ne gjithmonë jemi të gatshëm për zgjedhje, por duhet ti japim shans ekonomisë. Duhet të sillen vendime serioze politike. Ne jemi në qëndrimin se duhet të shkojmë në zgjedhje të rregullta. Zgjedhjet e shpejta, zgjedhjet e parakohshme pamë se çfarë i bënë shteti shkaku i kalkulimeve politike. Nëse shkojmë në zgjedhjet në zgjedhje këtë vjeshtë do të mbetet kjo QEveri ndërsa këtë periudhë të vlefshëm për ekonominë do ta çojmë dëm”

Por VMRO DPMNE është decide se nuk shkon në takimin e liderëve nëse nuk vendoset në rend dite pika e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-së 

“Fillimisht në këtë takim liderësh duhet të flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa menjëherë më pas mund të flasim për çfarëdo tjetër. Pika e parë dhe e vetme e këtij takimi duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme” 

I pyetur nga gazetarët nëse Zaev është i gatshëm ta sakrifikojë Katica Janevën që VMRO ja kërkon të largohet nga PSP, kryeministri tha se është i gatshëm të bisedojë për të gjithat temat me opozitën por jo në dëm të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat