Sela pranon ftesën, ja përgjigja drejtuar Zaevit

Maqedonia

Sela pranon ftesën, ja përgjigja drejtuar Zaevit

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 19:38
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e pranoi ftesën e kryeministrit dhe lideri të LSDM-së, Zoran Zaev të marrë pjesë në takimin e liderëve të premten.

Nga Kabineti i Selës theksojnë se do të marrin pjesë në takim dhe se do t’i prezentojnë propozimet e tyre dhe idetë për çështje për të cilat do të diskutohet.

“Është mirë që kryeministri ka filluar ta ndjejë fuqinë e vërtetë të Aleancës së Shqiptarëve. Gjithmonë kemi menduar se takimet e tilla të liderëve duhet të konvokohen më shpesh kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme shtetërore. Do ta pranojnë ftesën dhe me siguri do të marrin pjesë në takim me propozime dhe ide tonat për çështjet për të cilat do të diskutohet”, qëndron në informacionin e dërguar nga Kabineti i Selës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat