Për hyrje dhe dalje nëpër kufinjë pritet gjysëm ore

Maqedonia

Për hyrje dhe dalje nëpër kufinjë pritet gjysëm ore

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:46
Ilustrim

Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” është rritur frekuenca e automjeteve dhe për dalje nga shteti sot pasdite pritet prej 15 deri në 30 minuta. Në VK “Tabanovc” për hyrje në shtet pritet rreth 30 minuta, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë.

Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

LAMM informon edhe se aksi rrugor fshati Istibanjë-penda Kalimanci është mbyllur për komunikacion për të gjitha kategoritë e automjeteve dhe po zhvillohet në rrugët alternative. Për automjete udhëtuese dhe gjysmë të rënda komunikacioni do të zhvillohet përmes Vinicës-Bigëll-Dellçevë, ndërsa për mjete të rënda transportuese përmes Vinicës-fshati Smojmirovë-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat