LSDM: Kemi ndërtuar institucione që luftojnë korrupsionin

Maqedonia

LSDM: Kemi ndërtuar institucione që luftojnë korrupsionin

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:19
LSDM

Për partinë maqedonase në pushtet LSDM, rasti i fundit i hapur nga Prokuroria Themelore është dëshmi se ekziston mekanizëm mbrojtës në relacionin qytetar – Prokurori – MPB, që e mbron shoqërinë dhe mund të merret me rastet e korrupsionit.

Ata thonë se shteti ka ndërtuar institucione dhe ka krijuar sistem që lufton me korrupsionin dhe krimin.

“Të gjithë janë të barabartë para ligjit, ndërsa drejtësi duhet të ketë. LSDM inkurajon dhe fton institucionet kompetente të zbatojnë hetim të thellë dhe të pavarur, të respektojnë ligjet që të sundojë e drejta në vend”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se proceset gjyqësore për këtë rast dhe rastet tjera duhet të zbatohen deri në fund, që të përmbushet drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat