Çavushogllu: Çdo herë e kemi mbështetur Maqedoninë, presim hapa konkret për FETO-n

Maqedonia

Çavushogllu: Çdo herë e kemi mbështetur Maqedoninë, presim hapa konkret për FETO-n

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:00
Mevlut Çavushogllu

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme po mbahet takim i shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, me homologun e tij turg Mevlut Çavushogllu, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve dhe mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Çavushogllu disa orë para arritjes në Shkup, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se çdo herë e kanë mbështetur Maqedoninë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, por thotë se presin hapa konkret në lidhje me FETO-n, pasi kjo është e rëndësishme për Ankaranë dhe Shkupin.

Dimitrov dhe Çavushogllu pasdite në MPJ zyrtarisht do ta lëshojnë në përdorim pajisjen teknike për digjitalizim të arkivit diplomatik të ministrisë.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, ndërsa është financuar nga Agjencia turke për bashkëpunim dhe zhvillim – TIKA.

Pas takimit të dy ministrat do të kenë konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat