Dimitrov për luftimin e krimit: Askush nuk tha se do të jetë e lehtë

Maqedonia

Dimitrov për luftimin e krimit: Askush nuk tha se do të jetë e lehtë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:21
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ka reaguar në rrjetin social Facebook, pas aksionit të mbrëmshëm që u ndërmor nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku të arrestuar mbetën Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe biznesmeni Zoran Milevski me akuzën për marrje të shpërblimit me ndikim të jashtëligjshëm, si dhe larje parash.

Dimitrov thotë se krimi do të çrrënjoset vetëm atëherë kur do të punohet deri në fund.

“Askush nuk tha se do të jetë e lehtë. Mund të zhytemi në zhgënjim dhe dëshpërim dhe të ushqejmë energjinë vetë-mposhtëse që asgjë prej nesh nuk del. Me mazoshizëm dhe gëzim të pakuptueshëm t’i presim lajmet e këqija. Gota çdoherë të jetë gjysmë e zbrazur: “të thash, nuk bëhet shteti nga ne”. Pasi, lajmi sot mund të jetë edhe kështu: sistemi, me gjithë mangësitë, ka filluar të luftojë krimin, pa dallim se prej ku vjen”.

“Do të nevojitet integritet, djersë, lot dhe shumë punë që të çrrënjosim rrjetin kriminel. Se të shikojmë të magjepsur dhe të shpërndajmë pafuqi nuk bën, është më e lehta që të tërhiqemi të gjithë. Krimi do të çrrënjoset vetëm atëherë kur përvjelim mëngët dhe të punojmë deri në fund”, shkruan mes tjerash Nikolla Dimitrov.

Ai në fund thotë se nuk do të heq dorë derisa t’ia del.

 

Никој не рече дека ќе биде лесно Можеме да тонеме во разочарување и очај и да ја храниме самопоразувачката енергија...

Posted by Никола Димитров - Nikola Dimitrov on Monday, July 15, 2019

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat