LD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Maqedonia

LD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:56
LD

Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LD) thekson se ndodhitë aktuale që lidhen me Prokurorinë Speciale theksojnë nevojën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, në të cilën do të diskutohet për punën e PSP-së dhe do të miratohen ndryshimet ligjore, me të cilat PSP do të kyçet në sistemin e Prokurorisë Themelore dhe do të krijohet kontroll mbi punën e PSP-së.

Nga LD thonë se duhet të krijohen mundësi ligjore që prokurorin special publik ta zgjedh Këshilli i Prokurorëve Publik, me propozim të kryeprokurorit shtetëror.

LD insiston për hetim gjithëpërfshirës dhe joselektiv, në të cilin do të përfshihen të gjithë ata që janë të kyçur në bandën kriminale dhe të ketë përgjegjësi, sidomos nga bartësit e funksioneve publike.

“Sugjerojmë që gjithë materiale (informacionet, të dhënat, dëshmitë, materialet e përgjuara dhe tjera) që i posedon PSP, Prokuroria kompetente dhe gjykata, të vendosen nën mbrojtje të veçantë dhe të parandalohet shkatërrimi i dëshmive. Kuadrit profesional të PSP-së t’u mundësohen kushte të vazhdojë punën pandërprerë”, thonë nga LD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat