Janakievski ndërpret grevën e urisë me rekomandim të mjekut

Maqedonia

Janakievski ndërpret grevën e urisë me rekomandim të mjekut

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:41
Mile Janakievski

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ka ndërprerë grevën e urisë me rekomandim të mjekut.

Janakievski kishte filluar grevën e urisë dy javë pasi u kthye në paraburgim si i dyshuar në hetimin që e ka hapur Prokuroria Publike për shitje të tokës shtetërore dhe tokës për ndërtim, me çka ishte përfshirë edhe një pjesë e tokës ku ishin planifikuar të ndërtoheshin “shkallët spanjolle”.

Sipas informatave jozyrtare mjekët e kanë këshilluar Janakievskin që të ndërpresë grevën e urisë, për ti u përmbajtur terapisë të cilës i është nënshtruar, me çka ish-ministri e ka njoftuar udhëheqësinë e burgut me shkrim për vendimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat