Gostivari do të organizojë spektakël në Kik-boks - Bota Sot
Gostivari do të organizojë spektakël në Kik-boks

Maqedonia

Gostivari do të organizojë spektakël në Kik-boks

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:25
Gostivari do të organizojë spektakël në Kik-boks

Me 23 korrik, qyteti i Gostivarit dhe palestra sportive “Rinia” do të jenë epiqendra e shqiptarëve të vendit tonë, por edhe më gjërë. Për herë të parë në karierën e tij, para publikut të atdheut të vet, në ring do të paraqitet njëri prej kik boksierëve më të mirë europian, Sazan “Kimbo” Memedi, në spektaklin e madh të përgatitur tash e disa muaj dhe të quajtur si “Nata e gladiatorëve”.

Në kuadër të këtij spektakli, do të ketë disa meçe interesante mes kik boksierëve me perspektivë shqiptarë dhe kundërshtarëve të tyre, ndëras kryendeshja e natës, pa dyshim që do të jetë dueli I Sazan “Kimbo” Memedit kundër serbit Ivan Vicic, duel ky që do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të Europës. Në këtë spektakël, nuk do të jetë kjo e gjitha, pasi mysafir special I të njejtit do të jetë hoxha tani më I mirënjohur në të gjitha trojet shqiptare, Halil Kastrati, ndërsa të gjithë mjetet që do të grumbullohen gjatë kësaj nate, nga pagesa e biletave dhe të ngjashme, do të shkojnë si donacion për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...