Mickoski: Nuk e shoh të nevojshme të marr pjesë në takimin e liderëve

Maqedonia

Mickoski: Nuk e shoh të nevojshme të marr pjesë në takimin e liderëve

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:42
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot njoftoi se nuk e shikon të nevojshme të marrë pjesë në takimin e liderëve në të cilën bëri thirrje kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev të premten në orën 14.

“Zotëri Zoran Zaev bën thirrje për takim të liderëve, ndërsa unë do të përgjigjem se nuk e shikoj të arsyeshme praninë time në takim në të cilin do të  bisedohet për gjithçka, për gjithçka dhe kjo do të jetë një alibi, ndërsa nuk do të bisedohet për atë që sot i nevojitet Republikës së Maqedonisë, datës kur do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski në pres konferencën pasdite në selinë e partisë.

Takimi, sipas tij,  do të ishte një teatër i panevojshëm, siç citoi “përkundër atyre stenda-ap ndodhive në Qeveri edhe përkundër atij vetë inkurajimi që thotë Zaev se gjithmonë është i gatshëm që të dalë në zgjedhje, vetë ai po ballafaqohet me  frikën e tij për një debakëll të këtyre zgjedhjeve”,.

Përmendi se ai ka qenë i pari që i bëri thirrje kryeministrit që të bashkëpunojë për datë për zgjedhjet. Kjo ofertë ka zgjatur me ditë, që  ishe përgjigje e pushtetit – e refuzoi dorën e dhënë të  funksionarëve  aktualë nga VMRO-DPMNE-ja , por  edhe të  funksionarëve të mëparshëm”, tha Mickoski   dhe  parashtroi pyetjen  se si të kenë takim me  kaq qëndrime diametralisht të kundërta.

Theksoi se grupet e punës së VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së punojnë në mënyrë intensive rreth ligjit  për prokurori publike, por qëndrimet edhe më tej janë shumë të kundërta. Një prej vijave të kuqe ka qenë Katica Janeva, por për këtë, siç citoi, tashmë nuk diskutohet.

Javën e kaluar  ka pasur takim fillestar të grupeve të punës dhe është biseduar për regjistrimin, ndërsa njëkohësisht për një kohë më të gjatë grupet e punës bisedojnë edhe për ligjin zgjedhor.

“Momentalisht pozicionet, siç tha, janë diametralisht të kundërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat