Janeva në Komisionin Anti-korrupsion ka paraqitur makina, apartamente, shtëpi dhe kredi

Maqedonia

Janeva në Komisionin Anti-korrupsion ka paraqitur makina, apartamente, shtëpi dhe kredi

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:28
Katica Janeva dhe ekipi i saj

Është publike fletë-anketa e pronësisë së kryprokurores speciale, Katica Janeva, e dorëzuar në  Komisionin Anti-korrupsion kur u emërua në krye të PSP-së.

Sipas fletë-anketës së plotësuar prej saj, Janeva në emër të fëmijëve ka paraqitur dy banesa në Shkup prej 72 dhe 68 metra katrorë, të fituara sipas një marrëveshjeje dhurimi. Gjithashtu, në emër të saj ka paraqitur një shtëpi prej 371 metër katrorë në Gjevgjeli, tokë bujqësore në Mrzenci dhe tokë ndërtimore në Konsko. Në emër të Janevës janë edhe një makinë e tipit “Rover 45”, ndërsa në emër të fëmijëve të saj një “Golf 4” dhe një “Audi A6”. Ajo ka paraqitur edhe disa depozita dhe kartela kreditore në emër të saj dhe të fëmijëve, kartë kredi, tre në emrin e saj dhe një në emër të fëmijëve, të cilat ende vazhdojnë të paguhen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat