Organet shtetërore të Maqedonisë do të publikojnë të gjitha informacionet për blerjet publike

Maqedonia

Organet shtetërore të Maqedonisë do të publikojnë të gjitha informacionet për blerjet publike

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:03
Ilustrim

Në seancën e sotme, Qeveria obligon të gjitha organet e administratës shtetërore që në faqet e tyre të internetit, ose nëse nuk kanë të sajën, në faqen e internetit të institucionit nën juridiksionin e tyre, të publikojnë lidhje nga planet vjetore për blerjet publike, konkurse për blerjet publike, njoftimet për lidhjen e kontratës dhe njoftimin për realizimin e marrëveshjes për vitin 2019, nëpërmjet shkarkimit automatik të të dhënave nga Sistemi Elektronik për blerjet publike dhe të njëjtën ta bëjnë vazhdimisht.

“Qeveria e RMV-së obligonë të gjitha organet shtetërore, në pajtim me konfirmimin e arritjeve në angazhimin e 3.2 “aftësia për të publikuar informacionet bazë në faqet e internetit për blerjet publike të institucioneve (autoritetet dakorduese për blerjet publike),” në afat prej 30 ditëve pas miratimit të informacion në faqet e tyre (ose në qoftë se  nuk kanë faqen e internetit të tyre të publikojnë nën institucionin të cilën bëjnë pjesë) të publikojë lidhjet nga planet e publikuara për blerjet publike vjetore”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Qeveria këtë transparencë për blerjet publike ia rekomandon edhe njësisë për vetëqeverisje lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat