Dimitrovski: Nuk i kam paguar haraç “Boki 13”

Maqedonia

Dimitrovski: Nuk i kam paguar haraç “Boki 13”

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:39
Ratko Dimitrovski

Ish-kryetari i komunës së Koçanit dhe pronari i shtypit “Evropa 92” Ratko Dimitrovski mohon se Bojan Jovanovskit, Zoran Milevski-Kiçec dhe Katica Janevas u ka paguar haraç në shumë prej 500.000 euro.

“Askush nuk më thirri, as që e kam parë “Boki 13”, as që ka kërkuar diçka të tillë. As nuk dua ta shoh një njeri të tillë. Kompania ime nuk ka marketing në “1TV”, nuk kemi pasur asnjë bashkëpunim, kështu që kjo është dezinformat. 500.000 euro janë një sasi e madhe për mua. Nuk mund të shoh 5.000 euro në para të gatshme, po jo dhe aq shumë”, tha Dimitriovski për “Lider”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat