Dimitrov në Athinë, do të merr pjesë në konferencën dedikuar Evropës

Maqedonia

Dimitrov në Athinë, do të merr pjesë në konferencën dedikuar Evropës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:02
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot me ftesë të magazinës me renome “Ekonomist” do të marrë pjesë në “Tryezën e 23-të të rrumbullakët me Qeverinë greke” e titulluar “Evropa: duke e lënë mosvendosshmërinë prapa vetes?” dhe do të flasë në panel diskutimin dedikuar sfidave në politikën e jashtme. Në kuadër të konferencës, është parashikuar të realizojë edhe një sërë takimesh dypalëshe.

Ministri Dimitrov bashkë me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Miltiadis Varviciotis, shefi i diplomacisë qipriote Nikos Hristodulidis, ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Jorgos Katrugallos dhe ambasadori i SHBA-së në Greqi, Geofry Pyat, do të diskutojnë për gjendjen në Ballkan pas Marrëveshjes së Prespës, si dhe për sfidat energjetike që ndikojnë mbi politikën rajonale.

Konferenca “ekonomist” filloi dje, ndërsa në panel të ndryshëm të diskutimeve do të marrin pjesë ministri i qeverisë së re greke, shefi i ESM-së Klaus Regling, por edhe ish ndihmësja e sekretarit shtetëror të SHBA-së Viktoria Nuland, ish shefe e diplomacisë greke Dora Bakojani, ish kryeministri italian Mateo Renci. Mbrëmë, në gala mbrëmjen, folës kryesor do të jetë ish ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Aleksis Haricis.

Dita e dytë e konferencës dyditore do të fillojë me panel diskutimin për politikën e jashtme në të cilën do të marrë pjesë Dimitrovi, ndërsa gjatë ditës, në sesione të ndryshme fjalime të tyre do të kenë edhe ish ministri dhe ministri aktual i Mbrojtjes, por edhe ministra të tjerë të Qeverisë greke.

Konferenca e “Ekonomist”, gjegjësisht “Tryeza e 23-të të rrumbullakët me qeverinë greke” do të përfundojë me gala mbrëmje në të cilën fjalim do të ketë edhe ministri i Zhvillimit dhe Investimeve të Greqisë, Adonis Georgiadis. Konferenca fillimisht ishte caktuar për më 10 dhe 11 korrik, por më vonë termini ishte ndryshuar dhe ricaktuar për më 16 dhe 17 korrik, supozohet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat