Financat, pr/ligj për furnizimet publike

Maqedonia

Financat, pr/ligj për furnizimet publike

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:28
Foto

Në  seancën e sotme të Komisionit për Çështje Evropiane në rend dite ishte propozim-ligji për prokurime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Edhe pse në lexim të parë opozita dha vetëm një votë kundër këtij propozim-ligjit, e njëjta tha se propozimi ka shumë pika të dobëta sa i takon transparencës rreth përzgjedhjes së furnizuesit. Kritikat e opozitës ishin edhe rreth zvogëlimit të rolit të Byrosë për Prokurime Publike, në disa aspekte të kontrollimit. Por, zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi, tha se ky është një ligj i ri specifik, përmes të cilit synohet mënjanimi i vërejtjeve që Bashkimi Evropian i drejton vendit që nga viti 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat