Sela: Duhet të gjejmë forcat për prokurori të pavarur, që do të ndan drejtësi dhe jo reket

Maqedonia

Sela: Duhet të gjejmë forcat për prokurori të pavarur, që do të ndan drejtësi dhe jo reket

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:06
Ziadin Sela

ot në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbajti mbledhjen e Kryesisë Qendror, në lidhje me problemet që ndodhën me Prokurorinë Speciale dhe prokuroren Katica Janeva.

Pas mbledhjes, për media u deklarua kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, duke treguar rreth temave që u diskutuan në mbledhjen sot.

“Vlerësojmë që duhet patjetër të funksionojë një organ siç është Prokuroria Speciale brenda sistemit të gjyqësorit këtu në RMV. Kuptohet që aktorët që ishin në Prokurorinë Speciale, fatkeqësisht tani më kanë humbur kredibilitetin për të udhëhequr me këtë institucion”, deklaroi Sela.

Përkundër këtij problemi të madh që goditi Prokurorinë Speciale, Sela fton qytetarët që mos të dorëzohen.

“Në të njëjtën kohë ne i bëjmë apel qytetarëve, që të mos zhgënjehen por është momenti që të bëhet presioni i mjaftueshëm në lidhje me këto institucionet. Presion tu bëhet partive politike që të jetë një pikënisje e re, në mënyrë që përfundimisht të ndërtohet shteti i së drejtës. Ne duhet të gjejmë forcat të përkrahim një organ tërësisht të pavarur i cili do të ndajë drejtësinë dhe nuk do të bëjë reket nëpër njerëz të ndryshëm”, u shpreh Sela.

Një nga propozimet e Ziadin Selës ishte edhe reformimi i sistemit gjyqësor në RMV, në atë mënyrë që të krijohet hapësirë për prokurorët dhe ekspertët e huaj në vendin tonë, pavarësisht shpenzimeve të mëdha .

“Është e nevojshme dhe urgjente që në kuadër të sistemit gjyqësor në RMV të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të Prokurorisë Special të vijnë prokuror  dhe ekspert nga vendet e Bashkimit Evropian. Këto ekspert do të kishin për qëllim që në RMV një herë e përgjithmonë të zbardhen plotësisht rastet e montuara politike: Sopoti, Monstra dhe Lagjja e trimave. Duhet një gjykim ndërkombëtar për rastet në fjalë. E drejta nuk duhet të ketë çmim. Një shtet që ska ligje që nuk funksionojnë, ligjin e bëjnë kriminelët dhe të korruptuarit”, deklaroi Sela.

Ai u ndal te rasti Sopoti dhe rastet tjera, duke vlerësuar se ky rast akoma nuk ka përfunduar.

“Vlerësojmë se ky rast nuk ka përfunduar vetëm me atë që janë tani jashtë burgut dhe janë dëmshpërblyer, përderisa gjithë ato segmente që kanë montuar këtë proces politik  nuk vendosen përpara përgjegjësisë. Vetëm në këtë formë do të marrim garanc se këto lloj procese të montuara politike nuk do të ndodhin më”, tha Sela para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat