Qeveria franceze rishikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Qeveria franceze rishikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:56
Shkupi

Qeveria franceze në Këshillin e Ministrave të sotëm rishikoi propozim ligjin që miraton ratifikimin e protokollit të Atlantikut të Veriut për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të paraqitur nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, njofton korrespondenti i AIM-së nga Paris.

“Hyrja në fuqi e protokollit të marrëveshjes së Atlantikut të Veriut për pranimit, Maqedonisë së Veriut do t’i lejojë që të bëhet anëtare e 30-të i Aleancës së Atlantikut, kur 29 vendet anëtare të NATO-s do të informojnë se kanë ratifikuar protokollin”, thuhet në deklaratën e qeverisë franceze.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të forcojë sigurinë e rajonit dhe aleancën në tërësi.

Nga atje theksojnë se “Franca do të mbetet veçanërisht e kujdesshme në lidhje me parimet kryesore të procesit të zgjerimit të NATO-s, ku vlerësohen meritat e veta të vendeve kandidate dhe kontributin e tyre në sigurinë e zonës euroatlantike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat