Dimitrov: Evropianizimi i Maqedonisë së Veriut do të jetë pozitiv edhe për Greqinë

Maqedonia

Dimitrov: Evropianizimi i Maqedonisë së Veriut do të jetë pozitiv edhe për Greqinë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:51
Nikolla Dimitrov

Pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencën e magazinës “Ekonomist” në Athinë ishte mundësia e parë që të realizojë kontakt me anëtarë të qeverisë së re greke, por edhe që t’i dëgjojë qëndrimet e tij për perspektivën evropiane të Ballkanit, si dhe për Marrëveshjen e Prespës.

Dimitrovi, bashkë me shefin alternativ të diplomacisë greke Militiadis Varviciotis dhe ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panajotopollus, mori pjesë në panel diskutimin në të cilin ministrat grekë theksin e vendosën në zbatimin e marrëveshjes si mundësi për të ardhme më të mirë dhe interes për të dyja vendet.

Në një intervistë për AIM, Dimitrov thotë se do të nevojitet që të punohet në ndërtimin e besimit, shfaq shpresë se ritmi i filluar i takimeve me qeverinë paraprake, do të vazhdojë edhe me qeverinë e re, komenton se nuk do të duhej që ta bllokojë fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në, por përkundrazi ta mbështesë dhe potencon se evropianizimi i vendit tonë do të ketë efekte pozitive dhe për Greqinë.

“Nga kjo që tani del, fokusi është në zbatimin, që është mirë, sepse kjo është në interes edhe të të dyja shteteve. Nga tre elementet, njëri është se marrëveshja është pjesë e së drejtës ndërkombëtare, të dyja shtetet kanë interes që të respektohet e drejta ndërkombëtare, përshëndetja ndërkombëtare dhe lëvdatat për marrëveshjen gjithashtu bën vlerë të sigurt, përfitim të madh arritën të dyja shtetet dhe Greqia si vend i cili kontribuon drejtë zgjidhjes dhe mund të jetë lider për rajonin dhe më gjerë”.

“Mendoj se në kuptim të investimit në afrimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe besimit, por kjo do të duhet të punohet sepse është shumë më natyrale sepse kemi persona të rinj, duhet t’i njoftojmë, duhet të na njoftojnë dhe mendoj se misioni jonë në këtë periudhë duhet të jetë, të tregojmë, përmes zbatimit të marrëveshjes dhe raportit drejtë fqinjit tonë se Marrëveshja e Prespës është mundësi, e nuk është barrë. Të tilla ishin edhe porositë e mia këtu në konferencën e “Ekonomist””, tha mes tjerash Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat