Zhbogar: Rasti “Haraçi” të mos ndikojë në perspektivën evropiane, të gjendet zgjidhje për PSP-në

Maqedonia

Zhbogar: Rasti “Haraçi” të mos ndikojë në perspektivën evropiane, të gjendet zgjidhje për PSP-në

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:01
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar

Ngjarjet e fundit lidhur me rastin “Reket” nuk duhet të kenë pasoja ndaj euro-perspektivave të vendit, thotë ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Sipas tij, aktivitetet që i ndërmori Prokuroria Themelore Publike paraqesin funksionim të sundimit të së drejtës.

“Gjatë disa viteve të fundit PSP me të vërtetë punoi mundimshëm dhe kreu shumë punë të mirë, punoi në ndërtim të praktikës gjyqësore për rastet e korrupsionit dhe shumë mirë i ndoqi veprat penale të cilat dolën nga bisedat e përgjuara”.

“Atje punojnë juristë dhe hetues të jashtëzakonshëm. Presë që liderët politik, të cilët shpresoj se do të takohen nesër, do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për të ardhmen e PSP-së në suaza të Prokurorisë Publike”, tha Zhbogar në lidhje me rastin e fundit të Prokurorisë Themelore që ka të bëjë me haraç, ku dyshohet se e përfshirë është edhe prokurorja speciale Katica Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat