Maqedonia e Veriut dhe Korea e Jugut vendosin marrdhënie diplomatike

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe Korea e Jugut vendosin marrdhënie diplomatike

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:02
Maqedonia e Veriut dhe Korea e Jugut

Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme në Seul.

Komunikatën e përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në selinë e KB-së në Nju-Jork e nënshkruan ambasadori i Koresë së Jugut, Ço Tae-jul dhe ushtruesi i detyrave në Misionin e Maqedonisë së Veriut në Organizatën Botërore, Sanja Zografska Krstevska, transmeton agjencia e lajmeve Jonhap.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Koreja e Jugut pret marrëdhënie të përforcuara bilaterale me Maqedoninë e Veriut në plan politik dhe ekonomik, si dhe përforcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, thuhet në kumtesën e MPJ-së jugokoreane.

Maqedonia e Veriut është vendi i 191-të me të cilin Koreja e Jugut ka vendosur marrëdhënie diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat