Aksion në Çair, largohen nga trotuaret shitësit ilegalë

Maqedonia

Aksion në Çair, largohen nga trotuaret shitësit ilegalë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 15:03
Aksioni në Çair

Autoritetet e Komunës së Çairit në bashkëpunim me stacionin policor Bit Pazar mëngjesin e kësaj të premteje,  kanë realizuar aksion për largimin e shitësve ilegal që kanë qenë të vendosur nëpër troturare. Aksioni në fjalë nga autoritettet njoftojnë se është realizuar në dy lokacione këtu në Çair dhe në Bit Pazar.

TVM2 ishte në vendin e ngjarjes derisa inspektorati i tregut me ndihmën e policisë po zbatonin aksionin për largimin e shitësve ilegalë . Këta të fundit, të revoltuar hodhën në kazanët e plehrave dhe në rrugë prodhimet e tyre në shenjë proteste ndaj këtij aksioni. E derisa shumica e tregtarëve nuk donin të flisnin para kamerës sonë, e vetmja shitëse e moshuar u ankua se ka dal për të siguruar bukën e gojës. Jashtë kamerës edhe të tjerët na thanë se shesin në rrugë se nuk kanë as punë tjetër e as mundësi për të paguar për tezgat brenda tregut.

"Jam pa pension, rri gjatë gjithë kohës këtu me lule dhe buqeta të cilat i nxjerr nga kopshti im. Askujt nuk i pengoj!", tha një shitëse ambulante.

Nga komuna e Çairit theksojnë se aksioni për lirimin e hapsirave për qarkullim është kërkuar me këmbëngulje nga qytetarë të shumtë të komunës të cilët gjithashtu kanë të drejtën e qarukllimit të lirë në rrugë e trotuare. Gjithashtu me këtë aksion,  mbrohen edhe tregëtarët që paguajnë tatimet brend tregut të Cairit, që gjithashtu ankohen nga konkurenca ilegale.

 “Duke pasur parasysh lirimin e hapësirave të desitnuara për qarkullimin e lirshëm të qytetarëve inspektorati i Komunës së Çairit, insepktrati i tregut dhe sektori për punë të brendshme në qytetin e Shkupit respektivisht stacioni policor i Bit Pazarit ,  po realizojnë aksionin e largimit të shitësve të cilët pa leje po relaizojnë veprimtarinë e tyre tregtare nëpër vende jo adkeuate. Me këtë hap përveç që bëjmë lirimin e hapisrëave njëherit mbrojmë edhe konkourencën legale , respektivisht tregtarët që realizojnë detyrimin e tyre për pagesën e tatimit”, tha Kushtrim Alla, zëdhënës i komunës së Çairit.

Nga komuna e Çairit njoftojnë se aksione të ngjajshme do të zhvillojnë në vazhdimësi me qëllim që qytetarëve dhe makina që gravitojnë në këtë komunë t’iu mundësohet qarkullim i lirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat