Shteti do t’i ndërmarrë ingerencat për punët ndërtimore në Strugë dhe Ohër

Maqedonia

Shteti do t’i ndërmarrë ingerencat për punët ndërtimore në Strugë dhe Ohër

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:20
Struga

Kryeministri Zoran Zaev ende nuk e ka marrë letrën me të cilën kryetari i Komunës së Strugës ia lë ingerencat e komunës në pjesën e ndërtimtarisë. Thotë se ka informata se edhe Komuna e Ohrit do ta bëjë të njëjtën dhe se shteti do t’i marrë këto ingerenca të lëna dhe se do të veprojë për t’i përmbushur obligimet ndaj UNESCO-s, por edhe ndaj qytetarëve, duke vendosur rend në këtë sferë.

“Letra, e cila siç po shoh tashmë i është dërguar opinionit, sipas të gjitha gjasave, tani do të arrijë. Dëgjova se edhe Komuna e Ohrit dëshiron t’i lë kompetencat e veta në pjesën e ndërtimtarisë. Prita të veprojnë institucionet jo vetëm për shkak se janë tema aktual në Ohër dhe në Strugë, por edhe për shkak të UNESKO-s. Nëse nuk veprojnë, shteti i merr ingerencat. Në këtë mënyrë bënë që këto ingerenca shumë shpejtë të vijnë drejt shtetit. Ne do t’i ndërmarrim. Për shkak të obligimit që të rregullohet Ohri, brigjet e liqenit dhe rrethina e qytetit për shkak të UNESKO-s, por edhe mënjanimit të dukurive devijuese”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se si do të veprojë Qeveria pas paralajmërimit të kryetarit të

Ai tha se qëllimi i qeverisë është të veprojnë në pajtim me ligjin, të zgjedhin kompani të cilat do të bëjnë procedurë ekzekutuese, të cilat do të nisin procesverbal pas procesverbali, pjesë për pjesë t’i përmbushin obligimet ndaj UNESECO-s.

“Kështu do të mundësohet sundimi i ligjit, mënjanimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale, të cilat nuk kanë të drejtë legalizimi. Ata të cilët kanë të drejtë”, potencoi Zaev, mund të mbeten, por për ato të cilat nuk kanë të drejtë do të veprohet sipas ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat