Arrestohen dy të punësuarit në DSK

Maqedonia

Arrestohen dy të punësuarit në DSK

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:45
Ilustrim

Policia ka arrestuar dy punonjës në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK) dhe ndaj tyre është ngritur procedura disiplinore pasi, siç deklarojnë nga Ministria për Punëve të Brendshme, tek ata janë zbuluar mariuhanë gjatë kontrollit të veturës së tyre në rrugën “Kozle”, në Shkup.

“Dje rreth orës 18:20 në rrugën “Kozle” në Shkup, policia ka kryer kontroll të personave V.P. (28) dhe D.G. (26), të dy nga Shkupi, të punësuar në DSK, të cilët lëviznin me veturën “Opel Corsa”. Gjatë kontrollit të personave dhe veturës janë zbuluar dhe konfiskuar mariuhanë.

Të dy personat janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit është njoftuar edhe PTHP”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat