Pas Hahn edhe Reeker për vizitë në Shkup

Maqedonia

Pas Hahn edhe Reeker për vizitë në Shkup

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:48
Philip Reeker

Pas vizitës së komisionerit të BE-së, Johannes Hahn të planifikuar për më 25 korrik, në Shkup do të vijë edhe u.d. ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Takimet e tij me udhëheqësit politik shtetërore të Maqedonisë së Veriut janë planifikuar për më 26 korrik, njoftojnë nga “360 gradë”.

Dy vizitat përkojnë me krizën e lidhur me PSP-në dhe njoftimin e qeverisë se pikërisht në ato ditë në Kuvend do të dërgohet një version i ri i propozim ligjit për Prokurorinë Publike, që u paraqit nga Kryeministri Zoran Zaev.

Pritet që zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së të përqendrohen pikërisht në këtë çështje, e cila konsiderohet të jetë e fundit e hapur për vendet anëtare të BE-së në tetor për të vendosur për caktimin e datës për negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat