“Kimbo” Memedi pret përkrahje për duelin ndaj serbit Ivan Vicic - Bota Sot
“Kimbo” Memedi pret përkrahje për duelin ndaj serbit Ivan Vicic

Maqedonia

“Kimbo” Memedi pret përkrahje për duelin ndaj serbit Ivan Vicic

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:44
Sazan “Kimbo”

Gjithçka është gati lidhur me spektakltin e 23 korrikut në Gostivar, të emëruar si “Nata e Gladiatorëve”, e ku kryefjala do të jetë meçi për titullin e kampionit të Europës në kick box, mes Sazan “Kimbo” Memedi dhe Ivan Vicic nga Serbia.

Kjo sa i përket organizimit, që pritet të jetë në nivel, duke patur parasysh punën e palodhshme të ekipit organizator, të nisur qysh prej para disa muajsh, me të vetmin qëllim, organizimin më në nivel të këtij spektakli në palestrën sportive “Rinia”. Që ky organizim të fitoj edhe më shumë në peshë, u përkujdes vet kik boksieri Sazan “Kimbo” Memedi, i cili ka zyrtarizuar një bashkëpunim me hoxhën e njohur Halil Kastrati dhe shoqatën e tij bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, me ç`rast të gjitha mjetet e fituara nga biletat e shituara, do të shkojnë si donacion në këtë shoqatë. Para duelit, “Kimbo” shprehet i gatshëm për një fitore të re, por edhe kërkon përkrahje sa më të madhe nga publiku në tribunat e palestrës “Rinia” të martën.

“Tash më pothuajse i kam përfunduar përgatitjet disa muajshe, me të vetmin qëllim, paraqitjen sa më dinjitoze në Gostivar, aty ku do të zhvilloj duelin e parë në karierën time dhe para bashkëatdhetarëve të mi. Që në fillim të kësaj nisme, kishim vendosur ky duel të zhvillohet me 23 korrik dhe në Gostivar, duke patur parasysh faktin se është periudha ku në vendlindje kthehen shumica e bashkëatdhetarëve tanë që punojnë e veprojnë në Europë dhe ata, bashkë edhe me shqiptarët që jetojnë në vendlindjen e tyre, do të janë një përkrahje e madhe për mua nga tribunat. Pres dhe dëshiroj që palestra sportive “Rinia” mos të ketë asnjë ulëse të zbrazët të martën, ndërsa apeloj te të gjithë që të vijnë në numër sa më të madh, të më përkrahin mua, por edhe të tubojmë sa është e mundur më shumë mjete për të ndihmuar shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, është shprehur Memedi.

Ndryshe Sazan “Kimbo” Memedi veq më i ka përfunduar përgatitjet e tij para këtij dueli dhe i qetë, fillimisht e pret peshimin zyrtar që do të mbahet të hënën në Gostivar, e më pas edhe duelin e të martës ndaj serbit Ivan Vicic.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...