Lëshohet përkohësisht vendkalimi kufitar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës - Bota Sot
Lëshohet përkohësisht vendkalimi kufitar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Maqedonia

Lëshohet përkohësisht vendkalimi kufitar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 18:50
Lëshohet përkohësisht vendkalimi kufitar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilica në kufirin Maqedoni-Kosovë të malit Korab do të jetë i hapur për qëllime turistike nga sot deri më 20 gusht.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, zv. ministri Agim Nuhiu dhe Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sashe Tasevski morën pjesë në këtë ngjarje, së bashku me ministrin e brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa, Zëvendës Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj.

Ministrat u takuan edhe me banorët e komunës Brod në Kosovë dhe theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve, si dhe vendosmërinë për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët e këtyre vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...