ASH: kryeprokurori duhet të jetë njeri i deleguar nga BE-ja

Maqedonia

ASH: kryeprokurori duhet të jetë njeri i deleguar nga BE-ja

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:41
ASH

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kryeprokurori duhet të jetë njeri i deleguar nga BE-ja dhe që të gjithë prokurorët e përfshirë në krim të largohen nga organi ndjekës.

“Në krye të kësaj prokurorie publike duhet të jetë një prokurorë i shteteve të BE-së me çrrastë do të jetë një garanci më tepër për prokurori të pavarur dhe me besueshmëri nga të gjitha subjektet politike por edhe qytetarët. Vlerësojmë se në mënyrë urgjente qeveria duhet të krijoj kushte që të reformohet këshilli prokurorial dhe ai gjyqësorë dhe të tërhiqen të gjithë ata prokurorë që kanë qenë pjesë dhe janë aktualisht pjesë, e të cilët i kanë shërbye krimit dhe korrupsionit”- u shpreh Flakron Bexheti, Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët për Alsat.

Edhe VMRO DPMNE-ja kundërshton propozimin e Zaevit që me Prokurorinë e re të udhëheq Villma Ruskoska. Sipas opozitës maqedonase Ruskoska është dorë e zgjatur e Zaevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat